Sporti

Gareth Bale i vendosur për të ardhmen, kjo pritet të jetë skuadra e tij e re

06/22/2022 19:20
nga:Mergim Rreci

Gareth Bale vazhdon të jetë futbollist i lirë.

WalesOnline shkruan se 32-vjeçari do të rikthehet në shtëpi. Bale e ka ndarë mendjen për të veshur fanellën e Cardiff City, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai sot ishte atje për vizitë dhe sipas raportimeve të fundit ka vendosur që të jetë pjesë e kësaj skuadre.

Ekipi uellsian garën në Championship dhe pas një sezoni zhgënjyes shpreson të rikthehet në Premier League, elitën e futbollit anglez.

Bale dhe Uellsi do të luajnë në Botërorin Katar 2022, aty ku do të kenë rivalë Anglinë, SHBA dhe Iranin në grupin B.