Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se deputetët po kanë presion nga qeveria për mos ta votuar çështjen e Trustit, raporton Gazeta Blic.
Në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit, ai tha se kjo nuk duhet të ndodh, nuk duhet të ushtrohet presion pasi deputetët janë të lirë të votojnë në mënyrë të pavarur.


