Sporti

“Duam paret tona, mendoni për popullin”, futbollisti kosovar që vazhdimisht po kërkon tërheqjen e Trustit

06/22/2022 16:45
nga:Mergim Rreci

Çështja e tërheqjes së një pjese të Trustit (30%) ka shkaktuar diskutime të mëdha në vendin e tonë.

Kjo është një nismë e nisur nga opozita kosovare, por që tashmë po mbështetet fuqishëm edhe nga një pjesë e madhe e qytetatarëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Pikërisht sot ishte planifikuar që të votohet për këtë gjë në Kuvendin e Kosovës, por është shtyrë për nesër për shkak të mungesës së kourumit.

Kjo temë ka prekur edhe sferën e sportit në vendin tonë, me një futbollist që ka qenë më i zëshmi në këtë drejtim.

Bëhet fjalë për futbollistin Viktor Kuka, i cili vazhdimisht ka kërkuar që kjo pikë të miratohet dhe se të lejohet tërheqja e 30% të kursimeve nga Trusti.

“Duam paret tona”, “Pro tërheqjes së Trustit”, Mendoni për popullin”, “Vazhdojmë deri në plotësimin e kërkesave tona”, ka shkruar ai në disa postime.

/GazetaBlic Sport/