Sporti

Hasan Salihamidzic: Lewandowski ka kontratë edhe një vit, do të jetë me ne edhe në përgatitjet para-sezonale

06/22/2022 16:10
nga:Mergim Rreci

Drejtori sportiv i Bayern-it, Hasan Salihamidzic, vazhdon të mbyllë derën për largimin e Robert Lewandowskit dhe paralajmëroi golashënuesin polak se do të duhet të jetë i pranishëm në fillim të sezonit të ri, pasi ka kontratë me skuadrën bavareze.

“E kuptoj pyetjen, por qëndrimi ynë është i qartë për këtë çështje. Robert Lewandowski ka kontratë deri në verën e vitit 2023. Jam i sigurt se ai do të jetë kur të fillojë parasezoni më 12 korrik”, siguroi menaxheri në një prononcim për Bild, përcjell GazetaBlic Sport.

Emri i reprezentuesit polak është vënë në dukje si një përforcim i mundshëm i Barcelonës.

/GazetaBlic Sport/