Trajneri Xavi Hernandez u ka kërkuar zyrtarëve të Barcelonës që të bëjnë një përpjekje të fundit në mënyrë që Ousmane Dembele të mbetet në “Camp Nou”.
Pas një jave, sulmuesi francez do të jetë lojtar i lirë, pasi ka refuzuar propozimet e ndryshme nga Blaugranët për vazhdimin e kontratës, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas gazetës Sport, Xavi beson se nëse Barcelona arrin të paraqesë shifra më të larta, Dembélé do të mbetet në Barcelonë, një zgjidhje që do të ishte më e lirë dhe më e besueshme për klubin.

/GazetaBlic Sport/


