Sporti

Llapi në Ohër, katër ndeshje miqësore

06/22/2022 14:07
nga:Lorik J

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevës, përgatitet për garat e Conference League.

Futbollistët e Llapit përgatiten në Ohër nën drejtimin e kryetrajnerit Tahir Batatina.

“Këto janë katër ndeshjet kontrolluese që do t’i zhvillojmë gjatë fazës përgatitore në Ohër.

Sot e nisim ciklin e ndeshjeve kontrolluese ndaj kampionit të Superligës, Ballkanit, ndeshje e cila do luhet nga ora 17:30”, njofton KF Llapi.

Ndeshjet tjera:

Më 24.06.2022 – ora 18:00 (KF Llapi – SC Gjilani)
Më 26.06.2022 – ora 18:00 (Makedonija GP – KF Llapi)
Më 28.06.2022 – ora 18:00 (KF Llapi – KF Laçi)