Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij në Kuvend ka folur për marrëveshjen për energji ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Blic.
Ai i është drejtuar kryeministrit të Kosovës duke thënë se “kur marrëveshjet nënshkruhen nga dikush tjetër janë tradhti kombëtare, e kur nga partia në pushtet ( VV) s`qenkan të tilla”.
Ai ka pyetur Kurtin se çfarë ndodhi me trafostacionin në Vallash në Zveçan.


