Deputeti i LDK, Armend Zemaj thotë se si parti janë të shqetësuar me rritjen enorme të çmimeve, raporton GazetaBlic.
Ai ka kritikuar Qeverinë edhe për rritjen e çmimit të naftës, ku thotë se po i bie në kurriz qytetarëve.
“Në emër të LDK shpreh shqetësimin lidhur me rritjen enorme të cmimit. Vendi ka një vit që ka hyrë në krizë të inflacionit. Publikimet e fundit në muajin maj tregojnë se janë rritur çmimet e konsumit 12.5%. Qytetarët e kanë pagur edhe tvsh e rritur 104%. Tani çmimi i naftës sillet 1.85. Si mund të krenohet qeveria për rritje të të hyrave ku po bie në kurriz të qytetarëve. Andaj kryeminstër Kurti është mirë të zotoheni për këto masa. Vendimi për heqjen e akcizës për bujqit nuk është zbatuar asnjëherë”, tha Zemaj.


