Lajme

Kusari-Lila i kundërpërgjigjet opozitës për 19 marrëveshjet mes dy Qeverive

06/22/2022 11:49
nga:Genita C

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë se rëndësia e 19 marrëeshjeve të nënshkruara mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të mbesin vetëm në letër por, kanë ndikim dhe peshë të madhe, raporton GazetaBlic.

“Dy ditë më parë u mbajtë mbledhja e 8-të mes dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë ku përufndoi me 19 marrëveshje të reja, rëndësia dhe pesha e të cilave nuk mbetet vetëm në letra por ka ndikim që kapërcen kufinjët e dyshteteve.

“Nënshkrimi i 19 marrëveshje vendosi gurët e përbashkët të përbashkimit tonë, shto ktu si mekanizëm funksionon edhe sekretariatit i përbashkët i dy qeverive”, tha Lila.

Lila thotë se marrëveshja për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë është kurora e të gjitha këtyre marrëveshjeve.

“Kurora e marrëveshjeve mes dy qeverive është ajo e linjës hekurodhore Prishtinë-Durrës, ku sjell një dinamik krejt të re dhe të përshpejtuar në zhvillimin tonë”, tha Lila.