Sporti

Mësohet dita se kur Mkhitaryan do t’i nënshtrohet testeve mjekësore tek Inter

06/21/2022 23:53
nga:Mergim Rreci

Henrikh Mkhitaryan pritet të kalojë testet mjekësore me Interin dhe të mërkurën të nënshkruajë kontratën dyvjeçare.

Mesfushori është lojtar i lirë pas 30 qershorit, pasi nuk arriti të binte dakord për një marrëveshje të re me Romën, përcjell GazetaBlic Sport.

Raportohet se paga që ai ra dakord me Interin do të jetë me vlerë 3.3 milionë euro fillestare për sezon neto plus bonuse të lidhura me performancën, kështu që me shtesa duhet të arrijë në 4.2 milionë euro në vit.

33-vjeçari është në Serie A që nga viti 2019, kur u largua nga Arsenali për në Romë fillimisht në formë huazimi për 3.1 milionë euro dhe më pas si transferim i lirë.

/GazetaBlic Sport/