Sporti

Dortmund gjen pasuesin e Erling Haaland, vjen sulmuesi që shkëlqeu në Evropë

06/21/2022 21:48
nga:Mergim Rreci

Sebastien Haller do të jetë sulmuesi që do të zëvendësojë Erling Haaland në Borussia Dortmund, pretendon ESPN.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, i cili ka rindërtuar reputacionin e tij me Ajax pas dështimit në West Ham, do t’i bashkohet skuadrës nga Bundesliga, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky transferim do të mbyllet në një marrëveshje prej 36 milionë euro (31 milionë £/38 milionë dollarë).