Sporti

Njëri prej talenteve më të mëdhenj nga Shqipëria, Stafa: Shpresoj të shpallem kampion me skuadrën e Llapit

06/21/2022 19:48
nga:Mergim Rreci

Andri Stafa ka lënë Shqipërinë dhe sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e klubit së elitës kosovare, Llapi.

Talenti i dalë nga shkolla e Tiranës do të provojë një aventurë të re, teksa duke mos gjetur hapësira në organikën e trajnerit Orges Shehi (sezonin e kaluar ishte në huazim te Burreli në Kategorinë e Parë) ka pranuar ofertën e Llapit.

Ai konsiderohet si një nga futbollistët shqiptar me talentin më të madh, duke bërë që pritshmëritë në raport me të, të jenë të larta.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se Llapi e bindi për shkak të promovimin dhe punën e bërë me të rinjtë.

Karriera ime ka nisur në Tiranë ku në ekipin e parë kam luajtur që në moshën 16-vjeçare dhe kam qëndruar 4 vjet. Llapi më bindi për punën e bërë me të rinjtë dhe promovimin e tyre, pres shumë nga kjo aventurë dhe shpresoj të dalim dhe kampionët e ligës me këtë ekip“, tha fillimisht ai.

Më pas, ai foli edhe për ëndrrën e madhe që një ditë të luajë në Evropë dhe poashtu të luajë me fanellën e kombëtares së Shqipërisë.

Ëndrra e çdo lojtari besoj është të luajë në një nga ligat elitare dhe të veshë fanellën e kombëtares. Synoj të luajë në një nga ligat më të forta“, përfundoi Stafa, për ‘GazetaBlic Sport’.