Lajme

Ish-deputetja e VV’së pas marrëveshjes për energji me Serbinë: A s’është kjo çështje e brendshme a?

06/21/2022 16:49
nga:Astrit Gashi

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka komentuar marrëveshjen për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë ku ka pyetur se a nuk është kjo çështje e brendshme?

Kosova ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për energjinë, ku kompania “Elektroserver” do ta grumbullojë faturat e rrymës të serbëve të Veriut.

Këtë marrëveshje në të kaluarën e ka kritikuar Lëvizja Vetëvendosje.

“Kadale kadale; për komunat e Kosovës që gjenden ne pjesën veriore, është dashur me negocu e me nënshkru marrëveshje me Serbinë? A nuk është furnizimi me rrymë dhe pagesa për shpenzimin e saj çështje e brendshme”?, ka shkruar ajo të martën në Facebook.