Lajme

Reagon PDK për marrëveshjen Kosovë – Serbi: Kurti me VV-në, për vjet me radhë terrorizoi institucionet dhe shoqërinë

06/21/2022 12:49
nga:N M

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu ka reaguar pas marrëveshjes Kosovë Serbi, për energjinë raporton Gazeta Blic.

Sipas Deliut marrëveshja e nënshkruar sot është e vitit 2013 por që VV kishte ndërtuar kazua politike duke demonizuar çdo marrëveshje me Serbinë.

Reagimi i plotë:

Vetëvendosje që kishte ndërtuar kauzë politike duke demonizuar çdo marrëveshje me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja dhe mbështetur nga SHBA-të, sot në pushtet u dakorduan për implementimin e marrëveshjeve të njejta, duke i cilësuar si të arritura.
Të njejtat marrëveshje për energjinë, Vetëvendosje dikur i propagandonte si “akte tradhtie e nënshtrimi ndaj Serbisë” si dhe marrëveshje që fusnin operatorin e Serbisë (Elektroserver) në Kosovë duke dezintegruar sistemin energjetik të Kosovës.
Me këtë narrativë Kurti me partinë e tij, për vjet me radhë terrorizoi institucionet dhe një shoqëri të tërë. Sot, pikë për presje Vetëvendosje po ju referohet marrëveshjeve të kaluara, duke i mbështetur ato pa asnjë ndryshim.