Sporti

Gjyqtarët shqiptarë delegohen në Evropë, kjo është sfida që ndajnë drejtësinë

06/21/2022 11:19
nga:Lorik J

Champions League do zhvillojë muajin që vjen turin e parë kualifikues.

Në 5-6 dhe 12-13 korrik, skuadrat do kenë në këmbë fatet e sezonit. Në këtë event janë thirrur në apel edhe arbritrat shqiptarë.

Skuadra e shqiptarit Ardit Krymi, Shakhtyor Soligorsk e Bjellorusisë luan me Maribor. Dueli i kthimit mes tyre, ai i datës 13 korrik në orën 19:00 do gjykohet nga arbitrat shqiptarë.

Kryesori Enea Jorgji do ketë ndihmës Avdon dhe Koçiaj, teksa gjyqtarja e katërt do jetë Emanuela Rusa.