Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është miratuar nga ana e palës kosovare dhe asaj serbe.
Kështu ka njoftuar emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me anë të një postimi në ‘Twitter’.
“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është hap i madh përpara”, ka thënë Lajçak.
Very pleased to announce that Kosovo and Serbia just adopted the Energy Agreements’ Implementation Roadmap in the framework of the EU-facilitated Dialogue. This is a major step forward. pic.twitter.com/QbY3W7uyrs
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 21, 2022


