Sporti

Inter Turku – Drita, këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë

06/21/2022 10:14
nga:Lorik J

Jan Petrik nga Republika e Çekisë do ta gjykojë ndeshjen mes Inter Turkut dhe Dritës në Conference League.

Kamil Hajek dhe Matěj Vlček do ta asistojnë Petrik në këtë ballafaqim, kurse Jan Machalek do të jetë gjyqtar i katërt, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë mes Inter Turkut dhe Dritës do të luhet në Finlandë në Veritas Stadion-Turku me fillim nga ora 17:00.

Kjo ndeshje zhvillohet me 6 korrik.

Në 30 ndeshje këtë sezon, Petrik ka ndarë 116 karton të verdhë, 3 të kuq dhe 7 penallti.

/GazetaBlic Sport