Sporti

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zalgiris – Ballkani, këto janë çmimet

06/21/2022 09:19
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit takohet me ekipin lituanez, Zalgiris në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ballkani dhe Zalgiris do të ballafaqohen me 5 korrik në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi lituanez ka vënë në shitje biletat për ndeshjen e dytë që zhvillohet me 12 korrik.

Biletat për këtë ballafaqim kushtojnë nga 7 euro më e lira, deri në 49 euro – më e shtrenjta (VIP).

Kujtojmë se FC Ballkani akoma nuk ka vënë në shitje biletat për sfidën e parë.

/GazetaBlic Sport