Lajme

Rrëzohet një helikopter në North Yorkshire të Britanisë, dy të vdekur

06/20/2022 18:24
nga:Gazeta Blic

Një helikopter është përplasur në një fushë në një fshat të North Yorkshire në Britaninë e Madhe dhe deri tani raportohet për dy të vdekur.

Shërbimet e urgjencës janë në vendin e incidentit në rrugën Bentham, afër Burton në Lonsdale, tha Policia e Yorkshire-it të Veriut, sipas Sky News.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesditës dhe njerëzve u është kërkuar që të shmangin zonën.
Burton është një zonë bujqësore pranë kufirit me Lancashire dhe Cumbria.

Shërbimi i Ambulancës në Yorkshire tha se “dërgoi një numër burimesh në vendngjarje”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Shërbimi i Ambulancës Ajrore të Yorkshire gjithashtu mori pjesë në ngjarje.