Chelsea i ka vënë syrin sulmuesit anglez, Raheem Sterling.
Anësori anglez gjatë këtij sezoni u shpreh jo i lumtur pasi hapësirat në ekipin e Cityt për të janë bërë më të vogla, shkruan GazetaBlic Sport.
Manchester City janë të gatshëm që ta shesin lojtarin në çmimin e duhur, që duket të jetë rreth 60 milionë euro.
Me idenë e largimit nga Etihad Stadium është pajtuar edhe Sterling i cili sipas “ESPN” është i interesuar për një lëvizje të tillë.
/GazetaBlic Sport/


