Lajme

Avdyli-Ramës: Po harron që Serbia gjymtoi Kosovën e po kërcënon çdo ditë me zhdukjen e saj

06/20/2022 15:24
nga:G B

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë politika e Edi Ramës ndaj Kosovës, përmblidhet nga fjalia “Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit”, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Rama po harron që Serbia gjymtoi Kosovën që 100 vite dhe akoma kërcënon me zhdukjen e saj.

Postimi i tij i plotë:

Politika e Edi Ramës ndaj Kosovës, përmblidhet nga fjalia e fundit në Konferencën për shtyp.

“Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit”.

Por po harron Edi që ky vëllai i ri i tij, (Serbia) jo vetëm që 100 vite e gjymtoi vëllain e tij të vogël (Kosovën), akoma po armatoset e po kërcënon çdo ditë me zhdukjen e vëllait të tij të vogël.