Sporti

E çuditshme/ Tenistja ruse e ndërron kombësinë për të luajtur në Wimbledon

06/20/2022 15:14
nga:Lorik J

Tenistja me origjinë ruse Natela Dzalamidze ka ndryshuar kombësinë e saj në gjeorgjiane për të shmangur ndalimin e Wimbledon të vendosur për të gjithë lojtarët rusë pas pushtimit të Ukrainës.

Pasi Wimbledon shpalli ndalimin e të gjithë atletëve rusë dhe bjellorusë në prill, ATP dhe WTA u përgjigjën duke hequr të gjitha pikët e renditjes që lojtarët do të kishin fituar, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një deklaratë të publikuar nga The Times, një zëdhënës i Wimbledon tha se ata nuk ishin në gjendje të ndalonin Dzalamidze të ndryshonte kombësinë e saj.

Disa nga yjet më të mëdhenj të tenisit, duke përfshirë numrin 1 të botës për meshkuj, Daniil Medvedev dhe numrin 6 të botës për femra, Aryna Sabalenka, nuk do të konkurrojnë në Wimbledon.

/GazetaBlic Sport