Kryeministri, Edi Rama ka folur për vizitën e tij në Hagë, ku e vizitoi edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Rama tha se raporti i tij me Thaçin dihet botërisht”
“Për sa i përket vizitës tek prindërit, është shumë personale përveç se edhe respekt për ta komentuar gjatë. Marrëdhënia ime me Thaçin dihet është botërisht e njohur, kur kam plotësuar formularin aty ishte një pyetjet për çfarë arsyeje do ta takosh, e kam shkruar me germa vital më ka marrë malli dhe kjo është e vërteta“, tha Rama përcjell Insajderi.
Tutje, kryeministri shqiptar u shpreh se “Ka qenë nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme për mua që dje të takohesha me familjen e tij”.


