Lajme

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u rrëzua nga një pemë

06/20/2022 10:16
nga:Q R

Një qytetar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës ai dyshohet se ai ishte rrëzuar nga një pemë.

“Është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.