Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 106.
Dje janë dhënë 5 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.
Dje nga 249 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.



