Sporti

Pedri: Disa skuadra kënaqen vetëm me fitore, ne duam edhe të luajmë bukur

06/19/2022 23:32
nga:E K

Pedri ka bërë një deklaratë interesante gjatë intervistës për “The Guardian”.

Mesfushori spanjoll u pyet për mentalitetin që mbizotëron te skuadra e Barcelonë ku edhe dha një përgjigjje interesante, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka thënë se Barca, për dallim prej skuadrave të tjera, nuk kënaqet vetëm me fitore, por synon edhe lojën e bukur.

“Disa klube janë të kënaqura vetëm me fitore, çfarëdo mënyre qoftë ajo përmes së cilës vjen fitorja. Barcelona dëshiron të fitojë por duke luajtur me topin, duke krijuar shanse, me këtë ide”, ka thënë Pedri.

“Edhe mua më pëlqen më shumë ky lloj futbolli”, përfundoi spanjolli.