Deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mos pjesëmarrjen në takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama, me bizneset e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është i mirëseardhur vendimi i kryeministrit Rama që Shqipëria do heq te gjitha barrierat doganore me Kosovën.
Postimi i tij i plotë:
Sot në kompanitë e Devolli Corporation, në prezencën e mbi 50 bizneseve të fuqishme kosovare dhe odave tregtare (e Kosovës, amerikane dhe gjermane), kryeministri Rama ishte jashtëzakonisht frymëzues me qasjen e tij përbashkuese. Bizneset kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, duke përfshirë edhe lehtësirat tregtare andaj ishte i mirëseardhur vendimi i kryeministrit Rama që Shqipëria do heq te gjitha barrierat doganore me Kosovën. Fatkeqësisht, mungoi pjesëmarrja e qeverisë se Kosovës përveç protokollit që ishte aty.


