Sporti

Dani Olmo grabitet me dhunë në mes të ditës gjatë pushimeve në Valencia

06/19/2022 22:57
nga:E K

Një ngjarje e keqe i ka ndodhur së fundmi mesfushorit spanjoll, Dani Olmo.

Siç raporton Las Provincias, futbollisti ishte viktimë e një grabitjeje në mes të ditës teksa ishte me pushime në Valencia, përcjell GazetaBlic Sport.

Grabitësi e kanë ndjekur futbollistin dhe më pas janë larguar nga vendi i grabitjes me një makinë që po priste me veshje.

Futbollisti i Leipzig po ecte në rrugën e spitalit në qytetin e Valencias vonë pasdite dhe pasi doli nga një parukeri grabitësi iu afrua dhe me shpejtësi i vodhi një orë luksoze Rolex në një grabitje të dhunshme.

Olmo shoqërohej nga vëllai i tij, i cili nuk hezitoi të vraponte pas hajdutit në përpjekje për të rimarrë orën e vjedhur, por nuk pati sukses.

Grabitësi iku me një makinë që e priste të ikte me shpejtësi. Vëllai është dashur të mjekohet me ambulancë pasi është plagosur pasi është tërhequr zvarrë nga automjeti.

/GazetaBlic Sport/