Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk e ka pritur as shoqëruar askush nga qeveritarët e Kosovës.
Vjen kryeministri i Shqipërisë, viziton biznese n’Kosovë, takon biznismenë e përfaqësues odash ekonomike, e nuk e pret as nuk e shoqëron askush nga qeveritarët e Kosovës. Jemi një”, ka shkruar ai në Facebook.


