Lajme

Dalin fotot nga vizita e Ramës në shtëpinë e Thaçit, takohet edhe me Lushtakun e Nurën

06/19/2022 21:05
nga:G B

Kryeministri Edi Rama ka qëndruar për vizitë në familjen e ish presidentit Hashim Thaçi, në Burojë të Skënderajt, raporton Gazeta Blic.

Të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i komunës Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku.

Fotografitë nga vizita atje janë publikuar në Facebook nga Arbër Geci.

“Sot, tek familja e Presidentit Hashim Thaçi, në një vizitë ndryshe prej herave tjera, bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe një pjesë të kabinetit të tij!

Edi, si çdoherë po e dëshmon se nuk është vetëm Kryeministër i Shqipërisë por është Kryeministër i gjithë shqiptarëve”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Blic/