Lajme

Zemaj: Qeveri, ndale këtë gjueti ndaj punonjësve shëndetësorë

06/19/2022 19:44
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Qeveria që ta ndalë, sipas tij, gjuetinë ndaj punonjësve shëndetësorë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur të paaftë qeverinë, derisa ka thënë se gjuetia qeveritare po i denigron e i largon punonjësit shëndetësor nga puna, e rrjedhimisht nga vendi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Edhe pse emrin ta thonë qeveri, e me të drejtë mbiemrin paaftësi, së paku ndaj punonjësve shëndetësor ndale këtë gjueti.

Gjuetia qeveritare kundër punonjësve shëndetësor po vazhdon; kjo gjueti padyshim që edhe shëndetin e qytetarëve e dëmton.

Kjo qeveri, mbi 1200 punonjës shëndetësor po i privon nga e drejta për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve.

Gjuetia qeveritare po i denigron e i largon punonjësit shëndetësor nga puna, e rrjedhimisht nga vendi.

Kosova ka nevojë për shërbimet e heronjve të kohës – mjekëve dhe punonjësve shëndetësor.

Qytetarët tanë kanë nevojë për shëndet të mirë.

Andaj, qeveri, ndale këtë gjueti!