Bota perëndimore po përjeton sot një dobësi dhe rënie të besimit, tha Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirilli.
“Ndërsa në Rusi, e cila iu nënshtrua persekutimit mizor të kishës në kohën sovjetike, tempuj të rinj po hapen vazhdimisht, gjë që është një mrekulli e Zotit”, shtoi ai.
“Askund, as në Evropë dhe as në Amerikë nuk po ndërtohen tempuj të rinj. Njerëzit nuk kanë më nevojë për ta. Ata po mbyllen, qëllimi i tyre po ndryshon – ndonjëherë në vend të tempujve ne shohim dysheme vallëzimi dhe objekte të tjera të ngjashme argëtimi”.
“Ne, për tmerrin e së njëjtës botë, që nuk na kupton, po ndërtojmë tempujt e Zotit. Ne – Rusia e shekullit të 21-të. A nuk është kjo mrekullia e Zotit?” shtoi patriarku rus.
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse vuri në dukje se respektimi i ligjit të Zotit ndihmon “që personi të jetë i plotë, që i gjithë populli rusë të jetë i fortë”.
Sot, sipas patriarkut, Rusia ka nevojë veçanërisht për “konsolidimin e popullit të saj përballë rreziqeve të mëdha të jashtme”.