Sporti

Dortmund gjen zëvendësuesin e Haaland – ofron 35 milionë euro për Haller

06/19/2022 17:06
nga:E K

Dortmund ka shfaqur interesim për sulmuesin e Ajaxit, Sebastian Haller.

Ish-ylli i West Ham United ka shkëlqyer në ligën holandeze duke shënuar 34 gola këtë edicion, shkruan GazetaBlic Sport.

Gazetari i Telesport, Mike Verweij ka njoftuar që Dortmund ka bërë ofertë prej 35 milionë eurosh në drejtim të Ajaxit.

Kujtojmë që Dortmund është në kërkim të një sulmuesi qendror pasi Erling Haaland u largua në drejtim të Manchester Cityt.

/GazetaBlic Sport/