Sporti

Cicinho: Po, kam shkuar në stërvitje i dehur, ndodhi kur isha tek Real Madridi

06/19/2022 13:51
nga:Lorik J

Braziliani Cicinho, ish-mbrojtësi i djathtë, tani 41-vjeçar, i cili luajti për Real Madridin midis janarit 2006 dhe gushtit 2007, bëri një rrëfim tronditës në episodin e fundit të serialit Ressaca nga EPTV.

“Nëse më pyesni nëse kam qenë ndonjëherë në stërvitje i dehur te Real Madrid, them po. Piva kafe për të hequr erën dhe lahesha me parfum. Në profesionin tim ishte e lehtë. Nuk më duheshin para për një pije, njerëzit me kënaqësi ma ofronin”, tha ai.

Reprezentuesi brazilian ka rrëfyer për keqardhje: “Alkooli të rrethon me njerëz që e pëlqejnë atë mënyrë jetese dhe njerëzit që të duan vërtet janë të përjashtuar. Kur mbështeten pas murit, duke thënë se nuk është e drejtë, ju nuk dëshironi ta dëgjoni”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport