Sporti

Merkato e Juventusit mund të fillojë me transferimin e Di Marias, sot takimi në Ibiza

06/19/2022 12:29
nga:Lorik J

Merkato e Juventusit mund të nisë me po-në e Di Marias.

Ditën e sotme bardhezinjtë do të takohen me Di Marian në Ibiza. Ideja është që të mbyllet marrëveshja me argjentinasin në bazë të një kontrate vjetore për 7 milionë euro, shkruan GazettaDello Sport, përcjell GazetaBlic Sport.

Po-ja e Di Marias zhbllokon edhe ardhjen e Kosticit, i cili pret vetëm një telefonatë nga Bianconerët për të fluturuar drejt Torinos.

Marrëveshja tashmë ekziston me një kontratë trevjeçare për 2.5 milionë euro.

/GazetaBlic Sport