Lajme

Greqi: Kosovarit dikush ia vendos në targa të veturës stikerin me flamurin serb

06/19/2022 11:48
nga:Q R

Një qytetarit nga Kosova iu prishën pushimet në Greqi.

Në veturën e prindërve të tij dikush e vendosi një stiker me flamurin serb.

Në postimin e tij në Twitter ai tha se beson se mund të jetë ndonjë huligan serb i futbollit.

“A nuk mund të pushojnë nga urrejta të paktën për fundjavë ?”.