Pak ditë më parë në rrjetet sociale u shfaq një video në të cilën Yann Karamoh, ish-lojtari i Caen, Interit dhe Bordeaux-it, pëson ofendime nga një person që regjistronte videon.
Burimet e mediave franceze thonë se ai ishte rrahur më parë për lidhje me të dashurën e burrit pas kamerës, tashmë i dënuar me dy vjet burg, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në njërën dorë ka pasur thikë, me tjetrën më ka rrahur. Më ka rrahur, është diçka që do të më qëndrojë gjithë jetën. Është e rëndësishme që çdo gjë të thuhet saktë, ai mburret për këtë”, tha futbollisti 23-vjeçar, i cili sezonin e kaluar luajti si futbollist i Parmës i huazuar për Fatih Karagümrük.
Karamoh pësoi një thyerje të mollëzës dhe lëndime në kokë gjatë sulmit. Në videon e publikuar ai qan dhe lutet të kursehet.
• Selon les commentaires qui circulent sur les réseaux sociaux, il s'agirait, dans cette vidéo, du footballeur franco-ivoirien, Yann Karamoh, pris en flagrant délit d'adultère pic.twitter.com/cFAikv8X1G
— Chroniques 225 (@Chroniques225) June 13, 2022


