Sporti

Ante Rebic nuk do të shitet – do të qëndrojë te Milani

06/18/2022 22:42
nga:E K

Lojtari kroat, Ante Rebic ka vendosur të qëndrojë te Milan.

Rebic i cili ka kontratë me Rossonerët deri në vitin 2025 u përfol shumë për një largim të mundshëm nga skuadra italiane, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, sipas asaj që raporton “Calciomercato” kroati do të qëndrojë edhe më tutje në San Siro.