Lajme

Edi Rama nesër viziton familjen e Thaçit në Burojë

06/18/2022 19:36
nga:Genita C

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nesër do e vizitojë Kosovën.

Në kuadër të kësaj vizite, Rama do të shkojë në Drenicë, kryesisht në fshatin Burojë të Skënderajt, te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e vizitoi ditë më parë edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ndërsa të hënën në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.