Sporti

Zaniolo flet për interesimin e Milanit dhe Juventusit

06/18/2022 19:38
nga:E K

Zaniolo ka ngjallur interesimin e gjigantëve të Serie A, Milan dhe Juventus.

Anëtari i Romës është shprehur i lumtur me interesimin e këtyre dy klubeve për të gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport“, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është kënaqësi të jesh subjekt i interesit nga klubet e mëdha, pasi nëse ata mendojnë për ty, do të thotë se je i mirë”, ka thënë fillimisht Zaniolo.

“Unë stërvitem me më shumë motivim, pasi dua të dëshmoj se është e drejtë që jam lidhur me këto klube të mëdha”, përfundoi ai.

Zaniola ka kontratë me Romën deri në vitin 2024.

/GazetaBlic Sport/