Sporti

Vidal pranë transferimit te Boca Juniors

06/18/2022 18:11
nga:E K

Arturo Vidal është shumë pranë të kalojë në Argjentinë, te Boca Juniors.

Vidal ka kontratë me Interi deri në vitin 2023, por rinovimi nuk pritet të ndodhë.

Kiliani do të largohet këtë verë nga ‘Nerrazzurët’.

Për të kanë shfaqur interesim disa klube jashtë Evropës si në vendlindje, Katar te Al Rayyan, apo edhe në Argjentinë te Boca Juniors.

Sipas të përditshmes argjentinase ‘Ole’, Boca Juniors janë të bindur që Vidal do të jetë lojtari i tyre.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një transferim i 35 vjeçarit në Argjentinë.