Sporti

833 ndeshje në karrierë, Fabregas e mbyll me klubin nga Principata

06/18/2022 15:35
nga:Mergim Rreci

Aventura e Cesc Fabregas me Monacon ka përfunduar. Mesfushori spanjoll u transferua në Principatë në janarin e vitit 2019. 35-vjeçari ishte afër fitimit të Kupës së Francës, por ai dhe Monaco dështuan në finalen ndaj PSG-së.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Ligue 1 ka lajmëruar ndarjen me Fabregas. Rinovim nuk do të ketë dhe katalanasi do të dalë lojtar i lirë më 30 qershor.

“833 ndeshje në karrierë! Falënderojmë Cesc Fabregas për tre vitet e gjysmë në klub dhe i urojmë atij më të mirën për të ardhmen. Faleminderit shumë”, shkruan Monaco në lidhje me mesfushorin e famshëm.

Cesc Fabregas fitoi 13 trofe me klube si Barcelona, Arsenal dhe Chelsea, ndërkohë që me kombëtaren e Spanjës (110 ndeshje dhe 15 gola) fitoi Kupën e Botës (2010) dhe Europianin (2008, 2012).