Lajme

Ish-kryeministri Pandeli Majko e quan akt të papërgjegjshëm propagandën e Rusisë “për shqiptarët e vrarë në Ukrainë”

06/18/2022 12:50
nga:Astrit Gashi

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka lëshuar një njoftim për numrin e shqiptarëve të vrarë nga ushtria ruse në Ukrainë (sipas Rusisë), e për këtë ka reaguar ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Ai në një postim në Facebook shkruan se njoftimi i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri për shqiptarët e vrarë (sipas Rusisë) është një akt i papërgjegjshëm.

“Ambasada e Federatës Ruse ka nxjerr njoftimin për shqiptarët e vrarë (sipas saj) nga ushtria ruse në Ukrainë. Ky është një akt i papërgjegjshëm.
Duke i bërë të tjerët të kenë frikë nga ty nuk e ndryshon atë që je në të vërtetë”, shkruan Majko