Sporti

Roma ka shfaqur interesim për Ronaldon

06/17/2022 17:58
nga:E K

Ekipi italian, Roma kanë shfaqur interesim për yllin portugez Cristiano Ronaldo.

Ronaldo është i lidhur edhe një vit me Manchester United, por po përflitet për një largim më të hershëm të tijin.

Sipas ‘La Repubblica’ Roma janë duke e shqyrtuar situatën e Ronaldos.

Ajo gjithashtu raporton se periudha e dytë e portugezit në Manchester United ka “mbaruar”, me agjentin Jorge Mendes që është ngarkuar me detyrën për t’i gjetur atij një klub të ri.

Një ribashkim me ish-trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho te Roma po diskutohet, si dhe një rikthim në Sporting.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e yllit të Man United.