Sezoni i Romelu Lukakut te Chelsea nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, për të mos thënë që ishte një dështim.
Sulmesi belg është duke bërë përpjeke të vazhdueshme për t’u rikthyer te Interi, te ekipi që kaloi periudhën më të mirë të karrierës, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas “Corriere dello Sport”, mund të ketë një video-telefonatë mes Steven Zhang, i cili është rikthyer në Milano, dhe pronarit të ri të Chelseat, Todd Boehly.
Lukaku pritet të transferohet fillimisht në formë huazimi, kurse paga e tij do reduktohet nga 12 në 8 milionë euro në vit.
Testet mjekësore pritet të kryhen javën e ardhshme.
/GazetaBlic Sport/


