Showtime

Reagon Ariana Fejzullahu pas lajmeve për shtatzëninë

06/17/2022 16:32
nga:Genita C

Ditën e djeshme në mediat rozë qarkulloi lajmi për një shtatzëni të mundshme të blogeres Ariana Fejzullahut.

Dyshimet ishin për shkak të një fotografie të cilën Ariana e publikoi në Instagram në të cilën barku i saj dukej paksa i rumbullakosur.

E pas kësaj blogerja ka publikuar një fotografi nga shtatzënia e mëparshme në Instastoryn e saj teksa krahas saj ka shkruar ”Duke u bazuar te mediat sociale”.