Sporti

Një tjetër skuadër e Premier League i bashkohet garës për Gareth Bale

06/17/2022 15:25
nga:Mergim Rreci

Garthe Bale u largua nga Real Madridi në fund të edicionit që shkoi.

Sipas Guardian, Aston Villa i është shtuar listës së kandidatëve të mundshëm për pesë herë fituesin e Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

Tottenham dhe Newcastle gjithashtu thuhet se po ndjekin me vëmendje situatën e uellsianit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Bale, që aktualisht nuk ka dhënë ndonjë detaj në lidhje me klubin e tij të ardhshëm.