Lajme

Rrëmbyen një person në një motel në Vushtrri, ky është vendimi i gjykatës

06/17/2022 12:50
nga:N M

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj dy të akuzuarve, A.H dhe A.M të cilët në tërësi u dënuan me dy vite e katër muaj burgim, për veprën penale të rrëmbimit.

Aktgjykimi është shpallur të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Bekim Veliqi, raporton “Betimi për drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari i parë A.H u dënua me 1 vit e 4 muaj burgim, ndërsa i akuzuari i dytë A.M me 1 vit burgim, të cilat dënime do të ekzekutohen pas marrjes së plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ndërsa, gjykata me vendim të veçantë të akuzuarve u ka vazhduar masën e paraburgimit deri pas arritjes së plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ndryshe, gjykata ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga neni 191 par.2 pika 2.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, në nenin 191 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Tutje, të akuzuarit u obliguan që secili veç e veç të paguajnë shpenzimet e procedurës penale në shumë të tërësishme prej 170 euro.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Bekim Veliqi konstatoi se në shpalljen fajtor të të akuzuarve gjykata është bazuar në provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, përkatësisht në dëgjimin e të dëmtuarit-dëshmitarit, në dëgjimin e dy dëshmitarëve të tjerë si dhe në provat materiale.

Gjyqtari Veliqi njoftoi se palët kanë të drejtë që në afat prej 15 ditësh nga dita kur e marrin aktgjykimin, të paraqesin ankesë në gjykatën e shkallës së dytë kundrejt këtij vendimi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë me aktakuzën e 14 marsit 2022 i ngarkon të akuzuarit A.H dhe A.M., sepse më 14 dhjetor 2021, në fshatin Stanovc, saktësisht në ambientet e motelit “Hill”, sipas marrëveshjes paraprake në mes veti e mashtrojnë te dëmtuarin Y.K, duke e dërguar në lokacionin si më lartë dhe duke ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj tij.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë që i pandehuri A. e fton të dëmtuarin për të shkuar ne motelin e lartcekur, hyjnë në dhomën nr.9, e kanos me fjalët se “kam me ta nxjerr shpirtin derisa të pranosh se ke pasur marrëdhënie seksuale me …”. Më pas vjen edhe i akuzuari A. ku të dy fillojnë të ushtrojnë dhunë psikike dhe fizike duke e rrahur te dëmtuarin, ashtu që i pandehuri A. me shkop druri e godet ne pjesën e poshtme te këmbëve, e me pas që të dy e godasin me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, me qëllim të detyrimit që i dëmtuari Y. ta pranoj një fakt që fare nuk ka ndodhur, kinse ka pasur marrëdhënie seksuale me dashnoren e të pandehurit A.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, të pandehurit kanë vazhduar duke e maltretuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarin Y., e më pas i pandehuri A. e kanos me fjalët “kam me të dërguar në Shqipëri o qen se më ke pre në besë deri sa te mi sjellësh 50.000€”.

Me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 par 2 pika 2.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së,