Kancelari austriak Karl Nehammer tha se Austria do të mbështesë statusin e kandidatit të Ukrainës për anëtarësim në BE vetëm me kusht që të mos ketë standarde të dyfishta në procesin e zgjerimit, duke theksuar se duhet të zbatohen të njëjtat kritere si për kandidatët nga Ballkani Perëndimor.
“Nuk do të ishte e imagjinueshme që unë të miratoja statusin e kandidatit për Ukrainën dhe në të njëjtën kohë të mbaja jashtë vendet e Ballkanit Perëndimor,” theksoi Nehammer për të përditshmen gjermane “Welt”.


