Është arrestuar vozitësi i dyshuar pasi që javë më parë nga vetura e tij dyshohet se është rrëzuar një burrë, i cili ka ndërruar jetë më 16 qershor në QKUK.
Policia bën me dije se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


